Sahihu i Buhariut — Hadithi 3339

3. Nënkapitulli: Ajeti: “... Ne dërguam Nuhun te popullit i tij...”

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “... dhe, shohim, që ty të shkojnë pas vetëm më të pavlerët nga ne, pa menduar fare...” (Hud, 27) “Më pas, një zë thirri: "O Tokë, gëlltit ujin tënd dhe ti, o qiell, ndaloje (shiun)! Dhe uji u tërhoq e u plotësua urdhri (i Allahut). Ndërsa anija u ndal në malin Xhudij dhe u tha: "Larguar qofshin keqbërësit (nga mëshira e Allahut)!” (Hud, 44) “Kur arriti urdhri Ynë e uji nisi të gufojë nga sipërfaqja e tokës...” (Hud, 40) “Ashtu siç ka qenë për popullin e Nuhut, për fiset ad e themud dhe për breznitë pas tyre...” (Gafir, 31) “Tregoju atyre historinë e Nuhut, kur i tha popullit të vet: "O populli im, nëse për ju është e rëndë prania ime midis jush dhe që t’ju rikujtoj shenjat e Allahut, (dijeni se) unë jam mbështetur vetëm në Allahun! Prandaj, bashkë me idhujt tuaj, vendosni si do të veproni dhe vendimi juaj le të mos fshihet; zbatojeni kundër meje e mos më jepni kohë! Por, nëse ktheni shpinën, (dijeni se) unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Mua më është urdhëruar të jem prej atyre që (i) nënshtrohen (Atij).” (Junus, 71-72) “Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe i thamë: "Paralajmëroje popullin tënd para se t’i vijë një dënim i dhembshëm!”, (Nuh, 1) e deri në fund të sures.

3339. Nga: Ebu Seid Hudriu

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Zijadi, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: (Ditën e Kiametit) Nuhu do të vijë me umetin e tij dhe Allahu do t'i thotë: “A ua ke kumtuar (shpalljen)?” Nuhu thotë: “Po, o Zot.” Pastaj i drejtohet umetit të tij: “A jua ka kumtuar?” Ata thonë: “Jo, nuk na ka ardhur asnjë pejgamber.” Allahu i thotë Nuhut: “A ka kush dëshmon për ty?” Ai thotë: “Muhamedi ﷺ dhe umeti i tij.” Kështu, umeti im dëshmon se ai e ka kumtuar shpalljen, gjë në të cilën aludon ajeti: “Kështu, Ne ju kemi bërë popull mesatar, që të bëheni dëshmitarë për njerëzit... (Bekare, 143) Mesatar do të thotë i drejtë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3339

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?