Sahihu i Buhariut — Hadithi 3355
8. Nënkapitulli: Ajeti: “Allahu e ka marrë Ibrahimin për mik të ngushtë.”
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë prijës shembullor, i përulur para Allahut.” (Nahl, 120) dhe: “... Ibrahimi ishte njeri i dhembshur dhe i butë.” (Teube, 114)
3355. Nga: Abdullah ibn Abasi
Bejan ibn Amri më ka thënë: Na ka treguar Nadri, e këtij i ka rrëfyer Ibn Avniu se Muxhahidi rrëfen: “Ishim në një ndejë me Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe u përmend se Dexhalli, mes dy syve, ka të shkruar “kafir (jobesimtar)” ose “K-F-R (ك ف ر)”, e në atë rast Ibn Abasi tha: “Këtë nuk e kam dëgjuar, por di se ka thënë: “Sa për Ibrahimin, ai më ngjan mua, kurse Musai është flokëkaçurrel zeshkan, hipur mbi një deve të kuqe me frerë nga gjethet e palmës, sikur po e shoh tek lëshohet nëpër luginë.”