Sahihu i Buhariut — Hadithi 3366

10. Nënkapitull

3366. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahim Tejmiu, e ky nga babai i tij se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, cila xhami është ndërtuar e para në Tokë?”

- “Xhamia e Shenjtë (Qabja), - i tha Pejgamberi ﷺ.

- Pastaj cila?

- “Xhamia e Aksasë”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.

- Sa ishte diferenca kohore mes tyre?

- “Dyzet vjet. Por, kudo që të zë namazi, falu, sepse vlera qëndron te vetë falja e namazit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3366

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?