Sahihu i Buhariut — Hadithi 3396

24. Nënkapitulli: Ajetet: “A e ke dëgjuar historinë e Musait?”; “Allahu i ka folur Musait drejtpërdrejt.”

3396. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ përmendi natën e Israsë dhe tha: “Musai ishte një burrë i zeshkët dhe i gjatë, sikurse të ishte nga fisi shenue. Ndërkaq, Isai ishte flokë kaçurrel e me trup mesatar.” Pastaj përmendi Malikun, rojën e Zjarrit, dhe Dexhallin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3396

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?