Sahihu i Buhariut — Hadithi 3428

41. Nënkapitulli: Ajeti: “Ne i dhamë Llukmanit urtësinë (duke i thënë): "Falënderoje Allahun! Kush është falënderues, e bën për të mirën e vet dhe, kush mohon, ta dijë se vërtet Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për lavdërim. (Kujtoje) kur Llukmani i tha të birit, duke e këshilluar: "O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)!" Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe.”

Allahu i Madhërishëm (duke përshkruar fjalët e Llukmanit) ka thënë: “Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët!” (Llukman, 18)

3428. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur zbriti ajeti: “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtarie)...”, (Enam, 82) shokët e Pejgamberit ﷺ thanë: “Po cili prej nesh nuk e ka molepsur besimin e tij me padrejtësi?” Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Mos i bëj shirk Allahut! Me të vërtetë shirku është padrejtësia më e madhe.” (Lukman, 13)

Referenca: Sahihu i Buhariut 3428

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?