Sahihu i Buhariut — Hadithi 3429
41. Nënkapitulli: Ajeti: “Ne i dhamë Llukmanit urtësinë (duke i thënë): "Falënderoje Allahun! Kush është falënderues, e bën për të mirën e vet dhe, kush mohon, ta dijë se vërtet Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për lavdërim. (Kujtoje) kur Llukmani i tha të birit, duke e këshilluar: "O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)!" Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe.”
Allahu i Madhërishëm (duke përshkruar fjalët e Llukmanit) ka thënë: “Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët!” (Llukman, 18)
3429. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Isa ibn Junusi, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur zbriti ajeti: “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtarie)...”, (Enam, 82) muslimanëve u erdhi rëndë, andaj thanë: “O i Dërguari i Allahut, po cili prej nesh nuk i bën padrejtësi vetes?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Nuk është ashtu si po mendoni. Fjala është për shirkun. A nuk e keni dëgjuar çfarë i ka thënë Lukmani birit të vet, teksa e këshillonte: “O biri im, mos i bëj shirk Allahut! Me të vërtetë, shirku është padrejtësia më e madhe.”?”(Lukman, 13)