Sahihu i Buhariut — Hadithi 3432
45. Nënkapitulli: Ajetet: “(Kujto) kur melekët thanë: "Oj Merjeme! Allahu të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka parapëlqyer ty mbi të gjitha gratë e botës.”
“Oj Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen (duke adhuruar Allahun)! Këto janë lajme të fshehta, që po t’i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe i pranishëm kur ata hodhën short se kush prej tyre do të merrte nën kujdes Merjemen dhe nuk ishe i pranishëm kur ata diskutonin.” (Ali Imran, 43-44)
3432. Nga: Ali ibn Ebu Talibi
Ahmed ibn Ebu Rexhai më ka thënë: Na ka treguar Nadri, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij, e ky e ka dëgjuar Abdullah ibn Xhaferin se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gruaja më e mirë e benu israilëve ishte Merjemja, e bija e Imranit, ndërsa, gruaja më e mirë e arabëve ishte Hadixhja.”