Sahihu i Buhariut — Hadithi 3435
47. Nënkapitulli: Ajeti: “O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: Tre zota! Hiqni dorë, se është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot - qoftë lavdëruar Ai! Ai është tepër i lartësuar për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Të mjafton Allahu për mbrojtës!”
3435. Nga: Ubade ibn Samiti
Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka treguar Velidi, e ky nga Evzaiu, e këtij i ka treguar Umejr ibn Hani, e këtij i ka treguar Xhunade ibn Ebu Umeje se Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atë që dëshmon se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut, se Isai është i dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij të cilën ia drejtoi Merjemes e shpirt (i krijuar) prej Tij dhe se Xheneti e Xhehenemi ekzistojnë, Allahu do ta fusë në Xhenet, me ato vepra që ka.”
Velidi na ka thënë: “Më ka treguar i biri i Xhabirit, e ky nga Umejri, e ky nga Xhunade, duke shtuar se: “... Allahu do ta fusë nga cilado portë prej tetë portave të Xhenetit që dëshiron.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 3435
Fjalë të panjohura?