Sahihu i Buhariut — Hadithi 3437

48. Nënkapitulli: Ajeti: “Dhe trego (o Muhamed) në Libër për Merjemen, kur u tërhoq nga familja e saj në një vend në lindje.”

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ajo mbeti me barrë e u tërhoq me të në një vend të largët. Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një hurme." Ajo tha: "Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt! Një zë e thirri nga poshtë: Mos u pikëllo, se Zoti yt të ka bërë një burim uji poshtë teje! Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta!” (Merjem, 22-25) “Ajo i tha: "Unë kërkoj që të më mbrojë i Gjithëmëshirshmi prej teje, nëse i frikësohesh Allahut.” (Merjem, 18)

3437. Nga: Ebu Hurejra

Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri. [t]: Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Natën kur më ngritën në qiell, takova Musain ﷺ, - duke e përshkruar tha: - një burrë, - kujtoj se ka thënë: - i thatë, i gjatë e flokë kaçurrel, sikurse të ishte nga fisi shenue. Pastaj e pashë edhe Isain ﷺ, - Pejgamberi ﷺ duke e përshkruar tha: - një burrë mesatar e i kuq, (i pastër) sikurse të kishte dalë nga banja. Po ashtu, e pashë edhe Ibrahimin, të cilit, prej pasardhësve të tij, më së shumti i ngjaja unë. Pastaj m'i sollën dy enë, në njërën kishte qumësht, kurse në tjetrën verë dhe më thanë: “Merre cilën të dëshirosh.” Unë mora qumështin dhe e piva. Më thanë: “U udhëzove në natyrshmëri, - ose ka thënë: "E zgjodhe natyrshmërinë. - Sikur ta merrje verën, umeti yt do të devijonte.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3437

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?