Sahihu i Buhariut — Hadithi 3444
48. Nënkapitulli: Ajeti: “Dhe trego (o Muhamed) në Libër për Merjemen, kur u tërhoq nga familja e saj në një vend në lindje.”
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ajo mbeti me barrë e u tërhoq me të në një vend të largët. Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një hurme." Ajo tha: "Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt! Një zë e thirri nga poshtë: Mos u pikëllo, se Zoti yt të ka bërë një burim uji poshtë teje! Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta!” (Merjem, 22-25) “Ajo i tha: "Unë kërkoj që të më mbrojë i Gjithëmëshirshmi prej teje, nëse i frikësohesh Allahut.” (Merjem, 18)
3444. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Isai pa një burrë duke vjedhur, të cilit i tha: “Vallë, vodhe?” Ai iu përgjigj: “Assesi, betohem në Allahun, përveç të Cilit s'ka të adhuruar të denjë!” Isai tha: “Po e besoj Allahun e po përgënjeshtroj sytë e mi.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 3444
Fjalë të panjohura?