Sahihu i Buhariut — Hadithi 3445

48. Nënkapitulli: Ajeti: “Dhe trego (o Muhamed) në Libër për Merjemen, kur u tërhoq nga familja e saj në një vend në lindje.”

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ajo mbeti me barrë e u tërhoq me të në një vend të largët. Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një hurme." Ajo tha: "Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt! Një zë e thirri nga poshtë: Mos u pikëllo, se Zoti yt të ka bërë një burim uji poshtë teje! Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta!” (Merjem, 22-25) “Ajo i tha: "Unë kërkoj që të më mbrojë i Gjithëmëshirshmi prej teje, nëse i frikësohesh Allahut.” (Merjem, 18)

3445. Nga: Abdullah ibn Abasi

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Zuhriun, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullahu se Abdullah ibn Abasi transmeton se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), në minber, ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Mos më shenjtëroni siç e kanë shenjtëruar të krishterët të birin e Merjemes. Unë jam rob i Allahut, andaj thoni: “Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3445

Fjalë të panjohura?