Sahihu i Buhariut — Hadithi 3450
50. Nënkapitulli: Transmetimet rreth benu israilëve
3450. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Abdulmeliku, e ky nga Ribij ibn Hirashi se Ukbe ibn Amri i tha Hudhejfës (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A nuk do të na tregosh diçka që e ke dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ?” Ai tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Kur të paraqitet Dexhalli, me vete do të ketë një lumë dhe një zjarr. Ajo që njerëzve u duket se është zjarr, në realitet është ujë i freskët; kurse ajo që atyre u duket se është ujë i freskët, në realitet është zjarr përcëllues. Andaj, kush e përjeton daljen e tij, le të bjerë në atë që i duket se është zjarr, sepse ai është ujë i këndshëm e i freskët.”