Sahihu i Buhariut — Hadithi 3453

50. Nënkapitulli: Transmetimet rreth benu israilëve

3453. Nga: Aishe bint Ebu Bekri - Abdullah ibn Abasi

3453, 3454 - Bishr ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri dhe Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullahu se Aishja dhe Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregojnë: “Kur të Dërguarin e Allahut ﷺ e kapluan dhimbjet e vdekjes, e mbulonte fytyrën me një rrobë. E, kur i pushonin dhimbjet, e zbulonte. Duke qenë në këtë gjendje, tha: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: i kanë kthyer varret e të dërguarve të vet në faltore!” Pra, tërhiqte vërejtjen kundër veprimeve të tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3453

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?