Sahihu i Buhariut — Hadithi 3454
50. Nënkapitulli: Transmetimet rreth benu israilëve
3454. Nga: Aishe bint Ebu Bekri - Abdullah ibn Abasi
3453, 3454 - Aishja dhe Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregojnë: Kur Pejgamberin ﷺ e kapluan dhimbjet e vdekjes, e mbulonte fytyrën me një këmishë. E, kur i pushonin dhimbjet, e zbulonte. Duke qenë në këtë gjendje, tha: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: i kanë kthyer varret e të dërguarve të vet në faltore!” Pra, tërhiqte vërejtjen kundër veprimeve të tyre.