Sahihu i Buhariut — Hadithi 3469

54. Nënkapitull

3469. Nga: Ebu Hurejra

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në popujt para jush ka pasur njerëz të frymëzuar1, e, nëse në umetin tim ka njerëz të tillë, atëherë ai është Omer ibn Hatabi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3469

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?