Sahihu i Buhariut — Hadithi 3477
54. Nënkapitull
3477. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Shekiku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sikur po e shoh tani të Dërguarin e Allahut ﷺ teksa po tregonte për një pejgamber, të cilin populli i vet e kishin rrahur, saqë e kishin përgjakur, ndërsa ai e fshinte gjakun nga fytyra dhe thoshte: “O Allah, fale popullin tim, sepse ata nuk dinë!”