Sahihu i Buhariut — Hadithi 3486

54. Nënkapitull

3486. Nga: Ebu Hurejra

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ne jemi të fundit (në dynja), por të parët Ditën e Kiametit, ndonëse popujve të tjerë librat u janë shpallur para nesh e neve pas tyre. Ata polemizuan rreth kësaj dite (ditës së premte), kështu që hebrenjtë e përzgjodhën të nesërmen (të shtunën), ndërsa të krishterët të pasnesërmen (të dielën).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3486

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?