Sahihu i Buhariut — Hadithi 353
3. Nënkapitulli: Lidhja e izarit në qafë gjatë namazit
Ebu Hazimi transmeton nga Sehli se janë falur me Pejgamberin ﷺ duke pasur izaret të lidhura në qafë.
353. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Mutarrif Ebu Musabi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Mevali se Muhamed ibn Munkediri tregon: “E kam parë Xhabir ibn Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke u falur vetëm me një rrobë dhe ka thënë: “E kam parë Pejgamberin ﷺ duke u falur me një rrobë.”