Sahihu i Buhariut — Hadithi 3713

12. Nënkapitulli: Virtytet e të afërmve të Dërguarit të Allahut ﷺ.

Virtytet e Fatimes, Allahu qoftë i kënaqur me të, bijës së të Dërguarit të Allahut ﷺ. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Fatimja është zonja e grave të Xhenetit.”

3713. Nga: Ebu Bekër Sidiku

Abdullah ibn Abdulvehabi më ka thënë: Na ka treguar Halidi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Vakidi, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Ibn Omeri se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Respektojeni Muhamedin ﷺ, duke respektuar familjen e tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3713

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?