Sahihu i Buhariut — Hadithi 3714

12. Nënkapitulli: Virtytet e të afërmve të Dërguarit të Allahut ﷺ.

Virtytet e Fatimes, Allahu qoftë i kënaqur me të, bijës së të Dërguarit të Allahut ﷺ. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Fatimja është zonja e grave të Xhenetit.”

3714. Nga: Misver ibn Mahremi

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Fatimja është pjesë imja. Andaj, kush e hidhëron atë, më ka hidhëruar mua.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3714

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?