Sahihu i Buhariut — Hadithi 3750

22. Nënkapitulli: Virtytet e Hasenit dhe Husejnit, Allahu qoftë i kënaqur me ta!

Nafi ibn Xhubejri transmeton nga Ebu Hurejra se ka thënë: "Pejgamberi ﷺ e përqafoi Hasenin."

3750. Nga: Ukbe ibn Harith Nufejliu

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Omer ibn Seid ibn Ebu Husejni, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Ukbe ibn Harithi tregon: “E kam parë Ebu Bekrin me Hasenin në krah duke thënë: “Me babë kurban t'u bëfsha! Ti i ngjake Pejgamberit ﷺ, e jo Aliut.” Ndërkohë, Aliu qeshte.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3750

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?