Sahihu i Buhariut — Hadithi 3762

27. Nënkapitulli: Virtytet e Abdullah ibn Mesudit, Allahu qoftë i kënaqur me të!

3762. Nga: Abdurrahman ibn Jezidi

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Abdurrahman ibn Jezidi ka thënë: “E kemi pyetur Hudhejfën për ndokënd që ka sjellje dhe shëmbëlltyrë si të Pejgamberit ﷺ, ashtu që të marrim mësim prej tij.” Ai u përgjigj: “Nuk njoh njeri që ka sjellje, shëmbëlltyrë dhe virtyte si të Pejgamberit ﷺ më shumë sesa Ibn Umu Abdi (Abdullah ibn Mesudi).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3762

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?