Sahihu i Buhariut — Hadithi 3782

3. Nënkapitulli: Vëllazërimi që Pejgamberi ﷺ bëri mes muhaxhirëve dhe ensarëve

3782. Nga: Ebu Hurejra

Salt ibn Muhamed Ebu Hemami na ka thënë: E kam dëgjuar Mugire ibn Abdurrahmanin, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ensarët i thanë Pejgamberit ﷺ: “Ndaji hurmat mes nesh dhe muhaxhirëve.”

- “Jo, por ata le t'i punojnë arat, e hurmat i ndajnë së bashku me ne”, - u tha Pejgamberi ﷺ.

- Dëgjuam dhe ashtu do t'ia bëjmë! - thanë ensarët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3782

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?