Sahihu i Buhariut — Hadithi 3785

5. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ drejtuar ensarëve: “Ju jeni njerëzit më të dashur tek unë.”

3785. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ pa disa gra e fëmijë duke u kthyer, - Abdulazizi thotë: - Kujtoj se ka thënë: - prej një dasme dhe u ngrit në këmbë e u tha tri herë: “Për Allahun, ju (ensarët) jeni njerëzit më të dashur tek unë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3785

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?