Sahihu i Buhariut — Hadithi 3822

21. Nënkapitulli: Përmendja e Xherir ibn Abdullah Bexheliut, Allahu qoftë i kënaqur me të!

3822. Nga: Xherir ibn Abdullahu

Is'hak Vasitiu na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Bejani, e ky e ka dëgjuar Kajsin se Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Që kur jam bërë musliman, i Dërguari i Allahut ﷺ asnjëherë nuk më ka refuzuar që të hyj në shtëpinë e tij dhe, sa herë që më ka parë, ka buzëqeshur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3822

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?