Sahihu i Buhariut — Hadithi 3831

26. Nënkapitulli: Periudha paraislame

3831. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në periudhën paraislame kurejshët e agjëronin ditën e Ashures, e edhe Pejgamberi ﷺ e agjëronte. Edhe kur erdhi në Medinë, vazhdoi ta agjërojë atë ditë dhe urdhëroi të agjërohet. Por, me t'u obliguar agjërimi i Ramazanit, kush donte, e agjëronte edhe Ashuren, e, kush donte, nuk e agjëronte atë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3831

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?