Sahihu i Buhariut — Hadithi 3838

26. Nënkapitulli: Periudha paraislame

3838. Nga: Omer ibn Hatabi

Amër ibn Abasi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Amër ibn Mejmuni se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Idhujtarët nuk largoheshin prej Muzdelifes derisa dielli të lindte mbi kodrën Thebir. Por, Pejgamberi ﷺ e ka kundërshtuar (veprimin e tyre) duke u larguar (prej Muzdelifes) para lindjes së diellit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3838

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?