Sahihu i Buhariut — Hadithi 3841

26. Nënkapitulli: Periudha paraislame

3841. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Abdulmeliku, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Fjalët më të vërteta, që një poet i ka thënë ndonjëherë, janë fjalët e Lebidit:

"Përveç Allahut, çdo gjë tjetër është e kotë.”

Ndërkaq, Umeje ibn Ebu Salti (një poet tjetër) gati sa nuk qe bërë musliman (me poezitë e veta).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3841

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?