Sahihu i Buhariut — Hadithi 3880

38. Nënkapitulli: Vdekja e Naxhashiut

3880. Nga: Ebu Hurejra

Zuhejr ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani dhe Ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën kur vdiq mbreti i Abisinisë, Nexhashiu, i Dërguari i Allahut ﷺ njoftoi për vdekjen e tij dhe tha: “Kërkoni falje për vëllanë tuaj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3880

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?