Sahihu i Buhariut — Hadithi 3882

39. Nënkapitulli: Përbetimi i idhujtarëve kundër Pejgamberit ﷺ

3882. Nga: Ebu Hurejra

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ deshi të vente në Hunejn, tha: “Nesër, në dashtë Allahu i Lartësuar, vendqëndrimi ynë do të jetë shpati i benu kinanëve, aty ku (paganët) janë përbetuar për mosbesim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3882

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?