Sahihu i Buhariut — Hadithi 3886

41. Nënkapitulli: Tregimi për Isranë

Allahu Fuqiplotë ka thënë: “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë Aksa (të Jerusalemit),...” (Isra, 1)

3886. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “Kur kurejshët më përgënjeshtruan (pas Israsë), unë shkova te hixhri dhe Allahu ma shfaqi Xhaminë e Aksasë. Kështu, teksa po e shikoja, fillova t'ua përshkruaja tiparet e saj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3886

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?