Sahihu i Buhariut — Hadithi 3895

44. Nënkapitulli: Fejesa e Pejgamberit ﷺ me Aishen, arritja e saj në Medinë dhe martesa me të

3895. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muala na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka thënë: “Të kam parë në ëndërr dy herë, ndërkohë ti ishe në një petk prej mëndafshi. Dikush më tha: “Kjo është gruaja jote, zbuloje.” Kur, ja, më dole ti. Unë thashë: “Nëse kjo (ëndërr) është prej Allahut, Ai do ta bëjë realitet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3895

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?