Sahihu i Buhariut — Hadithi 3899
45. Nënkapitulli: Hixhreti i Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë
Abdullah ibn Zejdi dhe Ebu Hurejra tregojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha një prej ensararëve.” Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se po shpërngulem nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte Medina, Jethribi (i asaj kohe).”
3899. Nga: Abdullah ibn Omeri
Is'hak ibn Jezid Dimeshkiu më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hamzai, e këtij i ka treguar Ebu Amër Evzaiu, e ky nga Abde ibn Ebu Lubabe, e ky nga Muxhahid ibn Xhebr Mekiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) thoshte: “Nuk ka hixhret pas Çlirimit (të Mekës).”