Sahihu i Buhariut — Hadithi 3900
45. Nënkapitulli: Hixhreti i Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë
Abdullah ibn Zejdi dhe Ebu Hurejra tregojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha një prej ensararëve.” Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se po shpërngulem nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte Medina, Jethribi (i asaj kohe).”
3900. Nga: Ata ibn Ebu Rabahu
Evzaiu më ka treguar se Ata ibn Ebu Rebahu tregon se, bashkë me Ubejd ibn Umejr Lejthiun, e vizituam Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe e pyetëm për hixhretin. Ajo na tha: “Tashmë nuk ka hixhret. Besimtarët iknin tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij ﷺ për ta ruajtur fenë, nga frika se do të sprovoheshin. Ndërkaq, sot, Allahu e ka forcuar Islamin dhe njerëzit e adhurojnë Allahun kudo, mirëpo tash ka xhihad dhe nijet.”