Sahihu i Buhariut — Hadithi 3901

45. Nënkapitulli: Hixhreti i Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë

Abdullah ibn Zejdi dhe Ebu Hurejra tregojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha një prej ensararëve.” Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se po shpërngulem nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte Medina, Jethribi (i asaj kohe).”

3901. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Zekerija ibn Jahjai më ka thënë: Na ka treguar Ibn Numejri, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sadi ka thënë: “O Allah, Ti e di mirë se nuk ka njeri që unë dua ta luftoj për hir Tëndin më shumë sesa popullin që përgënjeshtruan dhe e dëbuan të Dërguarin Tënd ﷺ. O Allah, unë mendoj se Ti i ke dhënë fund luftës mes nesh dhe atyre.”

Eban ibn Jezidi ka thënë: “Na ka treguar Hishami nga babai i tij, e këtij i ka rrëfyer Aishja se (Sadi ka thënë): “... më shumë sesa popullin nga kurejshët që e përgënjeshtruan dhe e dëbuan të Dërguarin Tënd ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3901

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?