Sahihu i Buhariut — Hadithi 3902
45. Nënkapitulli: Hixhreti i Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë
Abdullah ibn Zejdi dhe Ebu Hurejra tregojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha një prej ensararëve.” Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se po shpërngulem nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte Medina, Jethribi (i asaj kohe).”
3902. Nga: Abdullah ibn Abasi
Matar ibn Fadli na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ u bë pejgamber duke qenë në moshën dyzetvjeçare. Në Mekë qëndroi trembëdhjetë vjet duke i ardhur shpallja, pastaj u urdhërua që të bëjë hixhret (për në Medinë). Aty qëndroi dhjetë vjet dhe vdiq në moshën gjashtëdhjetetrevjeçare.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 3902
Fjalë të panjohura?