Sahihu i Buhariut — Hadithi 3903
45. Nënkapitulli: Hixhreti i Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë
Abdullah ibn Zejdi dhe Ebu Hurejra tregojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha një prej ensararëve.” Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se po shpërngulem nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte Medina, Jethribi (i asaj kohe).”
3903. Nga: Abdullah ibn Abasi
Matar ibn Fadli më ka thënë: Na ka treguar Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Zekerija ibn Is'haku, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ qëndroi në Mekë trembëdhjetë vjet dhe vdiq në moshën gjashtëdhjetetrevjeçare.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 3903
Fjalë të panjohura?