Sahihu i Buhariut — Hadithi 3907

45. Nënkapitulli: Hixhreti i Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë

Abdullah ibn Zejdi dhe Ebu Hurejra tregojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha një prej ensararëve.” Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se po shpërngulem nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte Medina, Jethribi (i asaj kohe).”

3907. Nga: Esma bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij dhe Fatimja se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ deshi të migrojë për në Medinë, atij dhe Ebu Bekrit ua përgatita plaçkat e udhëtimit. Pastaj i thashë babait: “Nuk mund të gjej asgjë për t'i lidhur, përveç shokës sime.” Ai tha: “Ndaje atë në dy pjesë.” Unë ashtu veprova dhe, që atëherë, u emërtova Zonja e dy shokave.

Ndërkaq, Ibn Abasi e ka quajtur: Esma, Zonja e shokës.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3907

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?