Sahihu i Buhariut — Hadithi 3908
45. Nënkapitulli: Hixhreti i Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë
Abdullah ibn Zejdi dhe Ebu Hurejra tregojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha një prej ensararëve.” Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se po shpërngulem nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte Medina, Jethribi (i asaj kohe).”
3908. Nga: Bera ibn Azibi
Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ u nis për në Medinë, Suraka ibn Malik ibn Xhuëshumi i shkoi pas. (Kur i arriti) Pejgamberi ﷺ u lut kundër tij, e në atë rast kalit të tij i sharruan këmbët (në tokë dhe u rrëzua). Kështu, ai tha: “Lute Allahun për mua, se nuk do të të dëmtoj”, - dhe Pejgamberi ﷺ u lut për të. I Dërguari i Allahut ﷺ kishte etje dhe, kur kaluan pranë një bariu, Ebu Bekri tregon: “Unë mora një enë dhe mola një dele duke mbushur enën me pak qumësht, të cilën ia solla Pejgamberit ﷺ dhe ai piu, derisa mbeta i kënaqur.”