Sahihu i Buhariut — Hadithi 3910
45. Nënkapitulli: Hixhreti i Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë
Abdullah ibn Zejdi dhe Ebu Hurejra tregojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha një prej ensararëve.” Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se po shpërngulem nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte Medina, Jethribi (i asaj kohe).”
3910. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Kutejbe transmeton nga Ebu Usame, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Fëmija i parë që ka lindur në Islam është Abdullah ibn Zubejri. Atë e sollën te Pejgamberi ﷺ, i cili mori një hurmë, e përtypi, pastaj e futi në gojën e Abdullahut. Kështu, gjëja e parë që u fut në barkun e tij ishte pështyma e Pejgamberit ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 3910
Fjalë të panjohura?