Sahihu i Buhariut — Hadithi 3916
45. Nënkapitulli: Hixhreti i Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë
Abdullah ibn Zejdi dhe Ebu Hurejra tregojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha një prej ensararëve.” Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se po shpërngulem nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte Medina, Jethribi (i asaj kohe).”
3916. Nga: Usame ibn Zejdi
Muhamed ibn Sabahu më ka thënë, - ose ka thënë: Më ka transmetuar: - Na ka treguar Ismaili, e ky nga Asimi se Ebu Othmani tregon: “Kur dikush i thoshte Ibn Omerit: “Ti ke bërë hixhret para Omerit”, hidhërohej. Pastaj thoshte: “Unë dhe Omeri patëm shkuar tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe e patëm gjetur duke fjetur në mesditë, prandaj qemë kthyer në shtëpi.” Pastaj Omeri më dërgoi duke më thënë: “Shko shiko a është zgjuar.” Unë shkova, hyra brenda dhe ia dhashë besën. Pastaj u ktheva tek Omeri dhe i tregova se ishte zgjuar. Kështu, shkuam te Pejgamberi ﷺ me nxitim dhe Omeri hyri i pari e ia dha besën, pastaj edhe unë ia dhashë besën.”