Sahihu i Buhariut — Hadithi 3918

45. Nënkapitulli: Hixhreti i Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë

Abdullah ibn Zejdi dhe Ebu Hurejra tregojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha një prej ensararëve.” Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se po shpërngulem nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte Medina, Jethribi (i asaj kohe).”

3918. Nga: Bera ibn Azibi

Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë dhe Ebu Bekri hymë në shtëpinë e tij, ku Aishja, vajza e tij, po qëndronte shtrirë nga zjarrmia që e kishte kapur. E pashë babanë e saj duke e puthur në faqe dhe duke i thënë: “Si je, oj vajza ime?”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3918

Fjalë të panjohura?