Sahihu i Buhariut — Hadithi 3919

45. Nënkapitulli: Hixhreti i Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë

Abdullah ibn Zejdi dhe Ebu Hurejra tregojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha një prej ensararëve.” Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se po shpërngulem nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte Medina, Jethribi (i asaj kohe).”

3919. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Sulejman ibn Abdurrahmani na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Himjeri, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Ebu Able, e këtij i ka treguar Ukbe ibn Vesaxhi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shërbëtori i Pejgamberit ﷺ, tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi (në Medinë), asnjë shok i tij nuk ishte i thinjur, përveç Ebu Bekrit, i cili i mbuloi thinjat me këna dhe voshtër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3919

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?