Sahihu i Buhariut — Hadithi 3921
45. Nënkapitulli: Hixhreti i Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë
Abdullah ibn Zejdi dhe Ebu Hurejra tregojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha një prej ensararëve.” Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se po shpërngulem nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte Medina, Jethribi (i asaj kohe).”
3921. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Esbegu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri ishte martuar me një grua të fisit kelb, e cila quhej Umu Bekër. Por, pasi bëri hixhret, u shkurorëzua prej saj. Pastaj, me atë grua u martua djali i axhës së saj, poeti, i cili, duke i vajtuar jobesimtarët kurejshë, recitoi këtë poezi:
"Çfarë ka në pusin, Pusin e Bedrit?
Prej drurit shiza, mbushur me mish deveje.
Çfarë ka në pusin, Pusin e Bedrit?
Me këngëtare dhe pije fisnikësh.
Umu Bekrin na përshëndet me selam,
Pas gjëmës që ra, si mund të ketë për mua selam?
Pejgamberi na thotë se do të ringjallemi,
Po qyqet dhe bufat si do të jetojnë?”
Referenca: Sahihu i Buhariut 3921
Fjalë të panjohura?