Sahihu i Buhariut — Hadithi 3928

46. Nënkapitulli: Ardhja e Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë

3928. Nga: Abdullah ibn Abasi

Jahja Ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Maliku. [t]: Junusi transmeton nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur e ta) tregon: “Në haxhin e fundit të Omerit, Abdurrahman ibn Aufi u kthye te familja e tij në Mina. Abdurrahmani i tha Omerit: “O prijës i besimtarëve, haxhi i mbledh barinjtë dhe njerëzit e ulët, mendoj se duhet ta shtysh (sqarimin që dëshiron ta japësh) derisa të shkosh në Medinë, sepse ajo është vend i hixhretit, Sunetit dhe shpëtimit. Atje konsultohesh me më të diturit, me më të zgjedhurit si dhe me të zotët e mendjes.” Omeri tha: “Atëherë, këtë do ta bëj në momentin e parë kur të arrij në Medinë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3928

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?