Sahihu i Buhariut — Hadithi 3931

46. Nënkapitulli: Ardhja e Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë

3931. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë, në një ditë Bajrami, teksa Pejgamberi ﷺ ishte në shtëpinë e saj, erdhi Ebu Bekri. Aty ishin dy vajza të vogla duke kënduar ndodhitë e ensarëve në ditën e Buathit. Ebu Bekri tha dy herë: “A zëri i shejtanit?!” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “O Ebu Bekër, lëri, sepse çdo popull ka festat e veta, e kjo është festa jonë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3931

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?