Sahihu i Buhariut — Hadithi 3933
47. Nënkapitulli: Qëndrimi i muhaxhirit në Mekë, pas kryerjes së haxhit ose umrës
3933. Nga: Ala ibn Hadremiu
Ibrahim ibn Hamzai më ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Abdurrahman ibn Humejd Zuhriu se Omer ibn Abdulazizi e pyeti Saibin, të birin e motrës së Nemrit: “Çfarë ke dëgjuar për banimin në Mekë (pas hixhretit)?” Ai iu përgjigj: “E kam dëgjuar Ala ibn Hadremiun duke treguar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Tri (net) për muhaxhirin, pas kthimit nga Mina.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 3933
Fjalë të panjohura?