Sahihu i Buhariut — Hadithi 3942

52. Nënkapitulli: Vajtja e hebrenjve te Pejgamberi ﷺ kur ai arriti në Medinë

3942. Nga: Ebu Musa Eshariu

Ahmed, - ose: Muhamed, - ibn Ubejdullah Gudeniu më ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Usame, e këtij i ka rrëfyer Ebu Umejsi, e ky nga Kajs ibn Muslimi, e ky nga Tarik ibn Shihabi se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, i gjeti hebrenjtë duke e madhëruar dhe duke e agjëruar ditën e Ashures. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Ne jemi më meritorë për ta agjëruar atë ditë.” Kështu, urdhëroi që kjo ditë të agjërohet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3942

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?