Sahihu i Buhariut — Hadithi 404
32. Nënkapitulli: Transmetimet rreth kiblës dhe mendimi i atyre që thonë se nuk ka nevojë ta përsërisë namazin personi që, (pasi që është përpjekur ta gjejë drejtimin e kiblës) gabon, e nuk falet në drejtim të kiblës
Pejgamberi ﷺ ka dhënë selam në dy rekate në namazin e drekës dhe është kthyer nga njerëzit, pastaj (është ngritur sërish dhe) i ka plotësuar ato që i kanë mbetur.
404. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ e fali drekën pesë rekate. I thanë: “Vallë, u shtua numri i rekateve?” Ai ua ktheu: “Përse, vallë?” I thanë: “I fale pesë rekate. Atëherë Pejgamberi ﷺ u ul dhe i bëri dy sexhde.”