Sahihu i Buhariut — Hadithi 424
45. Nënkapitulli: Nëse dikush hyn në një shtëpi, a duhet të falet aty ku do vetë apo aty ku e urdhëron pronari, si dhe mospërgjimi (nëpër shtëpi)?
424. Nga: Itban ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Mahmud ibn Rebiu se Itban ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i shkoi për vizitë në shtëpinë e tij dhe i tha: “Në cilën pjesë të shtëpisë dëshiron të falem?” I bëra me shenjë për te një vend. Kështu, mori tekbirin dhe i fali dy rekate, kurse ne qemë të rreshtuar mbrapa tij.